Fifi hyn brenda shtëpisë së Big Brother, i flet Donaldit në vesh: Mos u qurravit se je burrë

schedule23:23 - 25 Janar, 2022

schedule 23:23 - 25 Janar, 2022

Fifi ka hyrë mbrëmjen e sotme brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.

Edhe pse ardhja e saj ishte një suprizë për Monika Lubonjën, këngëtarja nuk është larguar pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë ku ajo kaloi ditë të tëra plot energji dhe emocione pa fund.

“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!

Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ishte edhe ai me Donaldin, teksa dëgjohet që i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.

Por ka edhe një vend që Fifit i ka munguar shumë… lavanderia! “Lavanderi të hëngsha zemrën. Kjo lavanderia ka qenë psikologu im”.