Fifi dedikim të ndjerë për partnerin: Erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen

schedule16:38 - 21 Nëntor, 2022

schedule 16:38 - 21 Nëntor, 2022

Këngëtarja e njohur, Fifi dhe partneri i saj, Adisi janë një ndër çiftet më të rinj të shoëbizit. Ata janë bashkë që prej momentit, kur këngëtarja u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Dyshja zgjodhën që ta bëjnë publike lidhjen e tyre të dashurisë dhe që nga ai moment bëjnë herë pas here dedikime për njëri-tjetrit.

Së fundmi, Fifi ka publikuar një foto në Instastory, ku shihet teksa e përqafon Adisin dhe i ka dedikuar disa fjalë tepër të ndjera.

“Ti erdhe si shiu në jetën time, e ma shpërlave dhimbjen”, ka shkruar këngëtarja përmbi foto.

Kujtojmë që Fifi i ka kushtuar Adisit edhe këngën “Hana”, e cila u kthye në një hit të vërtetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!