“Fifi, banorja me hipokrizinë më të madhe në ‘Big Brother VIP'”, këngëtari bën deklaratën e fortë

schedule20:48 - 1 Mars, 2022

schedule 20:48 - 1 Mars, 2022

Ish-banori i “Big Brother VIP”, këngëtari Ardit Çuni, ka deklaruar se i vetmi personazh që nuk ruan kontaktet pas mbarimit të lojës është Fifi.

“Me Fifin jo. Filluam me përjashtimet. Shoqe të mirë pas daljes nga “BBV” mund të përmend Sheilën, Arjolën, Palomën, Big Mamën”, tha ai në “Wake up”.

Më tej, Arditi tregoi arsyen, pse gjërat kanë shkuar deri në këtë pikë. Sipas këngëtarit, gjithçka ka nisur në “Post Big Brother VIP”.

Kur dola unë i fshiva të gjitha hatërmbetjet por në momentet që hapen përsëri të njëjtat debate mua më duhet të kthej përgjigje. Sa i përket sitatës së Fifit mund të kishte vazhduar përpos se u largua nga studio dhe më vjen keq. E kisha ndjesinë që diçka mes nesh do të ndodhte. Pavarësisht se ajo më tha opininist. Unë mendoj se të jesh opinionist është një gjë e mirë sepse tregon që je i aftë.

Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë. Do të thoja Fifi. Fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin. Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë. E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin. Më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë. Unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem”, u shpreh ai.

Sa i përket muzikës, Arditi ka publikuar së fundmi këngën me titull “Si ti”, e cila është pëlqyer nga publiku.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!