Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Fifi akuzon S4MM dhe Fajt se vodhën klipin, reagojnë reperët me ironi

schedule23:50 - 5 Shkurt, 2021

schedule 23:50 - 5 Shkurt, 2021

Këngëtarja e njohur Fifi ka akuzuar dy reperët S4MM dhe Fajt, të cilët sipas saj i kanë kopjuar idenë e klipi “Limonat”.

Përmes një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë skena nga këngë e dyshes, duke thënë se ky klip ngjason me diçka tjetër.



Më pas në një tjetër postim këngëtarja shpërndau klipin e këngës “Limonada” ku shihen skena të njëjta.

“Kam inspiruar ndër vite, e them pa modesti. A bënë të më dekoroni të pakën për inspirim”, është shprehur Fifi.

Ndërkaq, që të dy reperë kanë reaguar në rrjete sociale, ndërsa S4MM me ironi ishte shprehur se kjo e fundit është inspirim im.

Ndërsa, Fajt është deklaruar se është reper, kurse për dekorata ajo duhet të drejtohet diku tjetër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!