“FIFA The Best”, Sarina Wiegman merr çmimin si trajnerja më e mirë e vitit

schedule21:56 - 15 Janar, 2024

schedule 21:56 - 15 Janar, 2024

Prej orës, 20:30, në Londër po mbahet ceremonia e çimit, për portierin e vitit, “FIFA The Best”, ku do të ndahen çmimet, për lojtarët më të miri të vitit, në pozicionet kryesore të fushës, portë, mbrojtje, mesfushë e sulm, trajneri dhe trajnerja e vitit, si dhe lojtari më i mirë femër e mashkull, për vitin 2023.

Pas dhënies së çmimit, për portierin më të mirë, i cili u fitua nga braziliani, Ederson, tashmë është akorduar çmimi për trajneren më të mirë të vitit, me fituesen, që doli teknikja e Kombëtares së Anglisë, për femra, Sarina Wiegman, e cila në garën për këtë çmimin mposhti konkurrencën e Emma Hayes e Jonathan Giraldez.

“Jam shumë e nderuar që ndodhen sërish këtu. Faleminderit të gjithëve te kombëtarja e Anglisë. Faleminderit Federatës Angleze dhe sigurisht faleminderit të gjitha lojtareve. Faleminderit gjithashtu familjes sime, ndonëse nuk ndodhen këtu, ata janë fansat e mi më të mëdhenj”,- u shpreh 54-vjeçarja holandeze, pas akordimit të këtij çmimi. /i.m /abcnews.al