FIFA shpall tre kandidatët për “Më të Mirin” e vitit 2022

schedule18:42 - 10 Shkurt, 2023

schedule 18:42 - 10 Shkurt, 2023

FIFA ka përcaktuar 3 kandidatët përfundimtarë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2022, lojtarë këta që janë në “podium”, pas performancave dhe trofeve që kanë fituar vitin e shkuar.

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, nga PSG dhe “bomberi” francez nga Real Madrid, Karim Benzema janë 3 të nominuarit e fundit në “garë” për një ndër trofetë më të rëndësishëm, në aspektin personal të karrierës.

Ceremonia për shpalljen e fituesit do të mbahet mbrëmjen e 27 shkurtit në Paris, ndërsa kujtojmë se vitin e shkuar “më i miri” i FIFA u shpall Robert Lewandowski, i cili la pas Lionel Messin dhe “faraonin”, Mohammed Salah. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!