Lajm i mirë për Atetico Madrid dhe Diego Simeonen. Kieran Trippier u pezullua me 10 javë muajin e kaluar. Mbrojtësi i djathtë anglez, u transferua nga Tottenham te “Los Colchoneros” korrikun e vitit 2017.
30-vjeçari i dha informacion disa miqve të tij për akordin e arritur dhe këta të fundit luajtën baste (dhe fituan sigurisht) për kalimin e lojtarit tek ekipi spanjoll. FA (Federata Angleze) e dënoi Trippier, por sot ka ardhur vendimi i FIFA-s.
Qeveria Botërore e Futbollit ka vendosur që dënimi për lojtarin të mos jetë ndërkombëtar dhe ai mund të luajë me Atletico Madrid. Dënimin vlen vetëm për Premier League, kështu që Simeone i gëzohet rikthimit të anësorit të djathtë. /abcnews.al