FIFA nuk e harron ditën e veçantë, uron FSHF në 90-vjetorin e anëtarësimit

schedule10:37 - 14 Maj, 2022

schedule 10:37 - 14 Maj, 2022

90 vite më parë FSHF u bë pjesë e FIFA, në Kongresin e 21-të të zhvilluar në Stokholm. Kjo ngjarje historike është kujtuar nga vetë qeveria e futbollit botëror, që ka përçuar edhe një mesazh përmes presidenti Gianni Infantino. FSHF e ka publikuar atë në rrjetet sociale:

I dashur President Duka! Të dashur miq dhe kolegë në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Urime! Urime në përvjetorin e 90-të të anëtarësimit në FIFA! Qëkur është bërë anëtare e FIFA-s në vitin 1932 Federata juaj ka ndërtuar një histori të veçantë dhe të dalluar bashkëpunimi, zhvillimit të futbollit, progresit dhe suksesi në të gjitha nivelet për meshkuj, femra dhe futbollin e të rinjve.

Sa i takon futbollit të meshkujve, nuk mund ta harrojmë kualifikimin e parë historik dhe paraqitjen në finalet e UEFA Euro 2016 në Francë, që i solli aq shumë gëzim dhe krenari popullit shqiptar dhe që është rezultati i përmirësimit të vazhdueshëm përgjatë viteve të fundit.

Sa i takon futbollit të femrave, progresi dhe angazhimi i vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit të femrave në të gjithë vendin gjatë viteve të fundit ka qenë shumë inkurajues dhe premton një të ardhme të shkëlqyer.

Të gjithë ju e dini mirë rëndësinë që ka puna serioze, pasioni e përkushtimi, duke i dhënë çdo talenti shansin në të gjitha nivelet më të larta. Dhe sukseset e fundit janë një provë e qartë e kësaj.

Jashtë fushës, vendi juaj ka qenë gjithashtu një shembull i solidaritetit në kohët më sfiduese. Në 2021-shin, vitin e kaluar, ju hapët dyert për anëtarët e komunitetit afgan të futbollit të femrave, në një kohë kur qëndrimi në vendin e tyre të lindjes u bë shumë i rrezikshëm, dhe unë falënderoj vendin tuaj për këtë gjest dashamirësie të jashtëzakonshëm.

Jam krenar të punoj me ju, teksa vazhdoni të na siguroni se fuqia e futbollit përdoret për të ndikuar pozitivisht shoqërinë në Shqipëri dhe në të gjithë botën.

Pra, urime edhe një herë tjetër për gjithçka që ju po bëni për futbollin dhe për arritjen e këtij 90-vjetori historik si anëtar të FIFA-s. Ne kemi besim te Shqipëria dhe ju do të keni gjithmonë besimin e FIFA-s. Ju uroj ta festoni sa më bukur, fat të mbarë për finalen e madhe të Tiranës dhe uroj të shihemi bashkë së shpejti. Mirupafshim!