Në skenarin e Katarit 2022, kontrovers është edhe frekuentimi i ulët i publikut në stadiumet e Botërorit.
FIFA, përmes një njoftimi për shtyp, në vend të kësaj donte të sugjeronte një prirje të kundërt. Në fund të raundit të parë të grupeve, u njoftua se u shitën mbi 3 milionë bileta, me një pjesëmarrje mesatare të përgjithshme prej 94%.
Kulmi u arrit mbrëmjen e djeshme, me 88,103 tifozë të pranishëm për ndeshjen Brazil-Serbi./h.ll/abcnews.al