FIFA merr masa për “luftën” ndaj racizmit, Presidentin Infantino krijon “Komitetin e Posaçëm”

schedule18:56 - 15 Qershor, 2023

schedule 18:56 - 15 Qershor, 2023

Pas incidenteve të shumta raciste përgjatë këtij sezoni të La Liga, Presidenti i FIFA, Gianni Infantino ka vendosur të krijojë një komitet të posaçëm në “luftën” kundër racismit në futbollit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti Infantino, i cili për “drejtuesin” e këtij komiteti të posaçën ka menduar të vendosë futbollistin e Real Madrid, Vinicius Junior, i cili ishte “viktima” kryesore e incidenteve të shumta.

Komiteti do të jetë i përbërë nga lojtarë dhe të deleguar për të sugjeruar dënime më të ashpra për sjelljet raciste dhe diskriminuese në futboll. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI POSTIMIN: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!