FIFA “kundër” Newcastle, vendoset përfundimit për “fatin” e Sandro Tonali

schedule22:16 - 27 Tetor, 2023

schedule 22:16 - 27 Tetor, 2023

Vetëm pak orë më parë, tekniku i “bardhezinjve” të Newcastle, Eddie Howe njoftoi se mesfushori Sandro Tonali do të ishte i pranishëm në sfidën e së shtunës, ndaj “ujqërve” të Wolverhampton, pavarësisht dënimit që nga marrë nga Federata Italiane e Futbollit, për të qëndruar 10 muaj jashtë çdo aktiviteti sportiv, për shkak të vendosjes së basteve sportive.

Mirëpo, ndonëse dëshira për të pasur “katalizatorin”, 23-vjeçar në mesin e fushës, FIFA ka vendosur që Tonali të mos zbresë më në fushën e lojës derisa të mbyllet dënimi që ka dhënë Federata italiane e Futbollit për përfshirjen e tij në çështjen e basteve.

Normalisht, vendimi i Federatës Italiane për 10 muajt pezullim duhej të miratohej edhe nga Komiteti Olimpik dhe më pas të shkonte në FIFA që ai të bëhej ndërkombëtar, por duket se kësaj organizate nuk i kanë pëlqyer shfaqjet e dashurisë së tifozëve të Newcastle ndaj një lojtari që ka gabuar me një çështje shumë delikate siç është ajo e basteve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!