FIFA kërcënon Spanjën me përjashtim nga Botërori 2018

schedule16:04 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 16:04 - 15 Dhjetor, 2017

Spanja rrezikon përjashtimin nga Botërori Rusi 2018. Shkak për këtë është bërë ndërhyrja e Qeverisë spanjolle për zgjedhjen e kreut të ri të Federatës së Futbollit.

FIFA ka paralajmëruar Spanjën për përjashtim nga Botërori 2018 në Rusi. Sipas të përditshmes “El Pais”, pjesëmarrja e Spanjës në Botërorin e ardhshëm është në rrezik, për shkak të ndërhyjes së qeverisë Spanjolle në zgjedhjet e Presidentit të Federatës së futbollit.

Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë një dokument nga FIFA ku sqarohet se mund të përjashtohet nga Botërori i Rusisë nëse Qeveria vazhdon planin për zgjedhjen e Presidentit të ri të Federatës së Futbollit.

Futbolli spanjoll është drejtuar përkohësisht nga Juan Padron, i cili ka marrë vendin e Angel Maria Vila, që u detyra të largohej në verën e ketij viti pas akuzave për korrupsion.
FIFA ka në politikat e saj pezullimin e çdo federate, që është anëtare e saj, nëse vërehen ndërhyrje të tilla. Nuk është e para herë që Spanja merr këtë parlajamërim. Kjo ka ndodhur edhe para EURO 2008, për të njëjtat motive.

Ndërkohë, nëse Spanja përjashtohet rriten shpresat e Italisë për të zënë vendin e saj në Botërorin Rusi 2018./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!