FIFA dënon Serbinë, për thirrjet fyese ndaj shqiptarëve

schedule18:49 - 13 Janar, 2023

schedule 18:49 - 13 Janar, 2023

Komiteti Disiplinor i FIFA-s e ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50 mijë frangave dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj për meshkuj.

Për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s dhe thirrjet fyese nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës, në fazën e grupeve, të Kupës së Botës, “Katar 2022”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!