E sheh shumë ndryshe nga Europa.
Xhani Infantino doli në një deklaratë përpara kamerave, dhe si president I FIFA-s mbrojti propozimin për të krijuar një sipërmarrje të re biznesi, me përfshirje të privatëve, në turnetë e organizuar prej saj.
Flitet për komercializim të Kupës së Botës për djem e vajza, dhe që privatët të kenë 20 për qind të aksioneve, diçka që ka sjellë kundërshtimin e ashpër sidomos nga UEFA, që e sheh këtë si kalim të vijave të kuqe të këtij sporti.
Sidoqoftë, Infantino, I frymëzuar nga idetë e epokës “Tramp” në të cilën po jetojmë, jo vetëm që e quan këtë si përfitim për FIFA-n dhe gjithë të tjerët, por edhe si demokracinë e vërtetë.
“Kjo sipërmarrje e FIFA-s është për momentin një propozim, pjesë e një procesi demokratik, e një procesi të konsultimeve, dhe mbi të gjitha është një mundësi. Natyrisht, ky nuk është një detyrim, dhe ne thjesht kemi nisur konsultimet. Është një organ komercial I FIFA-s për aktivitetet e saj, bashkë me sponsorët, transmetuesit televizivë. Një sipërmarrje e re për të mirën e FIFA-s dhe që të përfitojnë vendet e saj anëtare. Ne po përpiqemi ta rrisim vlerën komerciale të aktiviteteve. Forcimi I aspektit tregtar të kësaj loje është hapi I ardhshëm I natyrshëm në këtë evolucion, dhe ne besojmë se ky propozim do të çlirojë potencialin e madh të futbollit në çdo cep të botës, në futbollin e djemve, vajzave dhe të rinjve”, tha Infantino.
Konsultimet kanë nisur, po ashtu edhe kundërshtimet.
UEFA e ka bërë të qartë që është kundër “trampizmit” në Kupën e Botës, dhe madje ka kërcënuar të bojkotojë Botërorët nëse vazhdohet me këtë skemë.


