Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të dielë në Fier, duke e çuar në 37 numrin e përgjithshëm të infektuarve në këtë qytet.
Burime për Abc News bëjnë me dije se 4 nga raste e reja janë në Peshtan, kontakte të vatrës së parë, ndërsa dy rastet e tjera janë në Fier.
Ndër të tjera mësohet se të infektuarit në qytet janë një i moshuar dhe një grua që punonte në një fasoneri në Vlorë, ku mendohet se ka marrë edhe infeksionin.
Ndërkaq sot është shënuar një rritje e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë dhe një humbje jete. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv 71 raste të reja dhe numri i viktimave ka shkuar në 44. /abcnews.al