Fieri me flotë të re autoambulancash, Manastirliu takon mjekët: I gëzofshi

schedule18:03 - 12 Janar, 2021

schedule 18:03 - 12 Janar, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në Fier bashkë me kreun e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ku dorëzuan autoambulancat e reja. Manastirliu u shpreh se spitalet rajonale po vijojnë të fuqizojnë kapacitetet e tyre për t’iu përgjigjur në kohë urgjencave.

Ajo u ndal edhe te sfida e vaksinimit duke theksuar se pas mjekëve të spitaleve COVID, radha do të jetë e atyre në spitalet e tjera të vendit.

“Kemi filluar me Durrësin dhe tani po vazhdojmë me shpërndarjen e autoambulancave në qytetet e tjera. Spitalet rajonale vijojnë të fuqizojnë kapacitetet e tyre për t’iu përgjigjur në kohë thirrjeve te 127. Jemi në sfidën tonë të radhës. Jemi në sfidën e vaksinimit. Më të ekspozuarit ndaj virusit janë mjekët dhe infermierët. I gëzofshi njësitë e reja të autoambulancave”, u shpreh Manastirliu./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!