Ka përfunduar në Fier, në KZAZ 55 shpërndarja e materialeve zgjedhore, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Vetëm në Roskovec janë ende në një qendër vbotimi pa dorëzuar materialet por edhe aty janë drejt fundit dorëzimet.
Procesi vijoi i qetë, teksa priten dorëzimet e procesverbaleve për të vijuar mëngjesin e nesërm me votimin. Në Fier, janë 381 mijë votues, ku bashkia e Fierit kryeson me votues më pas Lushnja, Diuvjaka, Patosi, Roskoveci dhe Mallakastra.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt. Prokurori i posacem Sotir Kllapi i shoqeruar nga agjente te BKH dhe nga oficere te policise se Fierit, kane zhvilluar nje vezhgim ne disa zona te qarkut. Nje nga keto zona eshte edhe Roskoveci. Krahas prokurorit Sotir Kllapi, e deleguar me detyra ne qarkun e Fierit per krimet zgjedhore edhe dhe prokurorja tjeter e SPAK Doloreza Musabelliu. Deri me tani nuk jane verejtur shkelje nga ana e prokuroreve te Posacem ndersa prezenca e tyre do te jete deri ne mbyllje te procesit te numerimit. Nderkohe prokuroria e juridiksionit te pergjithshem Fier ka regjistruar 5 procedime penale lidhur me krime zgjedhore