Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin e Darëzezës në Fier këtë të diel. E favorizuar edhe nga era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa në vendngjarje për shuarjen e flakëve ndodhen katër mjete zjarrëfikëse. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Për neutralizimin e flakëve janë bashkuar edhe banorë të zones.
Për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja me mjete brenda pyllit është pothuajse e pamundur, ndaj punonjësit e pyjores të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, po presin me motosharra pemë e shkurre për të mundësuar hyrjen e mjeteve brenda pyllit.
Deri më tani situata në pyllin e Darzezës është e menaxhueshme, dhe po punohet për izolimin e vatrave të zjarrit./abcnews.al