Gjykata e Fierit vendosi të lërë pas hekurave Xhuliano Mihaj, i cili mbrëmjen e të premtes vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas së tij. Në seancën e të dielës 39-vjeçari shfaqi pendesë, i kërkoi ndjesë familjes së viktimës dhe tha që nuk donte ta vriste të riun.
Ai u shpreh se thikën që goditi 23-vjeçarin ja ka marrë këtij të fundit gjatë konfliktit që patën në mbrëmje.
Mihaj tha ndër të tjera para gjykatësve se me Xhimi Bakajn kishte konflikte të shpeshta, madje edhe e kishte denoncuar në polici pasi ai e kishte kërcënuar disa herë.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e të premtes pranë shkollës “Petro Sota”. 39-vjeçari, Xhuljano Mihaj gjatë një konflikti goditi disa herë me thike bashkëjetuesin e gruas me të cilën ishte në proces divorci.
Gruaja, nënë e dy fëmijëve kohët e fundit ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte me të riun.
/abcnews.al/