Fier/ Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori ende në arrati, kërkimet shtrihen në autostradën Levan-Tepelenë

schedule11:39 - 15 Maj, 2024

schedule 11:39 - 15 Maj, 2024

Efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia, mbeti i vrarë me armë zjarri pas një konflikti me 23-vjeçarin Azgan Mernica.

Ky i fundit pas krimit u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa autoritetet bënë apel duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e autorit të vrasjes së 28-vjeçarit. Kur kanë kaluar tre ditë nga ngjarja e rëndë, kërkimet janë shtrirë në një territor më të gjerë, ku dyshohet se mund të ketë lëvizur 23-vjeçari.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për ABC News së një rrugë ku ai mund të jetë larguar është nëpërmjet autostradës Levan-Tepelenë. Megjithatë forcat e policisë vazhdojnë kërkimet në zonë të përqendruara, në trekëndëshin Demenas-Pojan-Darëzezë.

Gjithashtu efektivët janë vendosur edhe në territorin e parkut arkeologjik, në pjesën që nuk është e vizituar, duke nisur nga Rarostina për të përfunduar në Pojan.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!