Fier, si po transformohet qendra e qytetit

schedule17:02 - 19 Shkurt, 2019

schedule 17:02 - 19 Shkurt, 2019

Fieri po ndryshon pamje. Qendra historike dhe arteriet e tij i janë nënshtruar një rehabilitimi total. Betonizimi i qëndrës zgajti më shume se 20 vjet dhe përveç imazhit të shëmtuar vështirësoi jetën e mijëra banorëve nga dalja e lumit Gjanica.

Rastësisht ose jo Fieri u ndërtua në një kryqëzim rrugësh sipas modelit europian të themelimit të qyteteve. Kjo e shëndërroi që në fillimet e tij në qytet tregtar me peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit.

Në 4 vite arteriet kryesore në Fier u rehabilituan duke vazhduar me qëndrën historike. Aty po punohet njëkohësisht për rahabilitimin e shtratit të lumit Gjanica, parkimet nëntokësore dhe kthimin e qëndrës në park të gjelbëruar. Nga Fieri i dikurshëm kanë mbetur vetëm disa objekte të viteve 1930 si ish-fabrika e miellit e kthyer në galeri arti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!