Një 47-vjeçar në Fier është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se ai ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. 47-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Apelit për trafikim të lëndëve narkotike.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, u shpall në kërkim shtetasi 47 vjeç, banues në Fier, pasi nuk u gjet në banesë, në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Apelit, Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Punohet për kapjen e 47-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al