Fier/ Rrëmbeu 27-vjeçaren, e çoi në shtëpi dhe tentoi ta përdhunonte, në fund rrahu dhe nënën e tij që ndërhyri për ta ndalur

schedule12:03 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 12:03 - 23 Dhjetor, 2023

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Grizë të Fierit. Mësohet se një 38-vjeçar ka rrëmbyer me forcë një 27-vjeçare, e ka çuar në shtëpinë e tij dhe ka tentuar ta përdhunojë. Më tej, ai ka rrahur dhe nënën e tij, e cila ka ndërhyrë për ta ndalur dhe larguar nga banesa të renë.

Si pasoj, 38-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 38 vjeç, banues në Grizë, Patos.

Ky shtetas, ditën e djeshme, dyshohet se ka marrë në automjet dhe e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, një shtetase 27 vjeçe, me të cilën ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë.

Gjatë kësaj kohe, ky shtetas ka ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar 27-vjeçaren nga banesa.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!