VIDEO/ Qëlloi me armë në drejtim të banesës së krushkut, arrestohet 63-vjeçari në Fier

schedule11:19 - 10 Gusht, 2024

schedule 11:19 - 10 Gusht, 2024

Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit. Mësohet se 63-vjeçari ka qëlluar me armë në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij.

Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit tip automatik.

Sipas informacioneve dyshohet se 63-vjeçari se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët.

Pas kontrollit të banesës së autorit të dyshuar shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/