Fier, nxënësit sherr në klasë, njëri sulmohet me thikë

schedule10:40 - 9 Nëntor, 2017

schedule 10:40 - 9 Nëntor, 2017

Një 17 vjeçar nxënës në shkollën e mesme Janaq Kilica ka përfunduar në spital pasi u godit nga shoku i klasës me thikë. Motivi mbetet i paqartë. Adoleshentët janë konfliktuar me njëri – tjetrin duke përfunduar në sherr me grushta. Sipas policisë 16 vjeçari e ka goditur shokun e tij me një dorezë te cilës i kishte bashkëngjitur një thikë. 17 vjecari u dërgua në spital, ndërsa shoku i tij është arrestuat në flagrancë. Kjo nuk është hera e parë që nxënësit e gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier përfshihen në sherre brenda ambjenteve të shkollës./abc news

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!