Të ngarkuar nga Kryeministri Rama, anëtarët e Kabinetit Qeveritar u shpërndanë nëpër qarqe, ku bënë prezantimin e prefektëve të rinj, të emëruar vetëm pak ditë më parë në këtë detyrë, pas shkarkimit në bllok të paraardhësve. Kështu, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka prezantuar prefektin e ri të Fierit, kolonelin në rezervë Baki Bala. Në këtë takim, Gjiknuri theksoi se Qeveria e sheh prefekturës jo thjeshtë si hallkë lidhëse por si institucion që jep zgjidhje për problematikat vendore. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte në Dibër, ku prezantoi Nexhbedin Shehun. Me dimrin në prag, porosia e ministres Xhaçka ishte që të merreshin të gjitha masat për përballimin e situatave. Ndërsa në Qarkun e Vlorës, është prezantuar prefekti i ri Flamur Mamaj. Pas shkarkimit me vendim qeverie të 12 prefektëve që mbanin detyrën deri të mërkurën, Kryeministri vendosi t’i zëvendësojë ata me ushtarakë në rezervë apo në lirim, ku nuk mungonin edhe gradat kolonel apo gjeneral.
Rama shpërndan ministrat, të prezantojnë prefektët
schedule11:31 - 3 Nëntor, 2017
schedule 11:31 - 3 Nëntor, 2017