FIER– Mbrëmjen e kësaj të premteje, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, një 55 vjeçar, duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.
Sipas policisë, viktima është një 65-vjeçar. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave./ abcnews.al