Fier, ish Azotiku në pritje të industrialistëve të rinj

schedule12:40 - 29 Shtator, 2019

schedule 12:40 - 29 Shtator, 2019

Zona e ish Azotikut ne Fier do t’i kthehet destinacionit te dikurshem atij industrial. Lehtësirat fiskale dhe ato të impaktit mjedisor ofrohen nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë si minimumi i garancisë që kërkojnë sipërmarrjet e suksesshme.

E rehabilituar nga pasojat e braktisjes 30 vjeçare, zona e ish azotikut ne fier, pritet t.i kthehet destinacionit të saj të dikurshëm, atij industrial

Por ndryshe nga 50 vjet më parë, tani vendosjen ose jo të një sipërmarrjeje këtu, e përcakton tregu. Në garë për tërheqjen e investitorëve janë edhe qytete të tjera me zona të mëdha industriale

Lehtësirat fiskale dhe ato të impaktit mjedisor ofrohen nga ministria e energjisë dhe industrisë si minimumi i garancisë që kërkojnë sipërmarrjet e suksesshme. Nga ana tjetër duke qënë në pronësi të shtetit, këto hapësira nuk mbartin problemet e pronësisë sikundër ndodh me subjektet private në Shqipëri.

Negociatat me autoritetet lokale kanë nisur prej muajsh. Kompani dhe korporata të ndryshme por që kanë të përbashkët një detaj, janë të fuqishme.

Ditët e fundit një kompani energjitike po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një termocentrali gazi në këtë zonë.

Industria e prodhimit të plehërave kimikë në fier bashkë me atë të përpunimit të naftës dhe termocentralin e energjisë ishin shtylla të fuqishme të  ekonomisë për të gjithë rajonin.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!