Sekuestrohen pasuritë e luajtshme të një 26-vjeçari në Fier, banues në fshatin Kreshpan.
Sipas informacioneve të policisë, janë sekuestruar 4 automjete të këtij shtetasi, njërin prej të cilëve e kishte kaluar në pronësi të nënës së tij.
Eltion Hoxhaj, i dënuar më parë në Shqipëri, për vepra penale në fushën e narkotikëve, dyshohet se i ka përfituar këto pasuri nga veprimtaritë kriminale në këtë fushë.
Vijon puna hetimore për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera të këtij shtetasi, që mund të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale
/abcnews.al