Forcat Operacionale kanë bërë të mundur arrestimin e Pjetër Paçanit.
Mësohet se Pacani ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 25 vite burg për kryerjen e veprave penale; “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Pacani ishte në listën e “50” personave më të kërkuar në shkallë vendi.
Sipas gjykatës se Tiranës, ai është autor i vrasjes së Ndoc Zymajt dhe Vlash Gjeçit. Ngjarje e ndodhur në autostradën Laç – Fush Krujë. Shkak i këtij krimi të dyfishtë ka qenë një kontratë huamarrje mbi 100 mijë euro.
/abcnews.al/