Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Fierit. Një shtetas 38-vjeç është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Dyshohet se shtetasi ka qenë në gjendje depresioni, ndërsa na vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “8 Shkurti” Fier, shtetasi, 38 vjeç, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al