Një 74 vjeçare është gjendur pajetë në banesën e saj në lagjen “1 Maji” në Patos. Sipas Policisë , 74 vjeçarja me iniciale N.M, është gjetur nga banorët e pallatit e vdekur në banesën e saj ku jetonte e vetme.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al