Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e kësaj të diele në mes të rrugës pranë morgut të spitalit në Fier. Sipas policisë, personi i vdekur është një i moshuar 74-vjeçar me emrin Hajdar Hazizi, por nuk dihen shkaqet.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se burri mund të ketë patur vdekje natyrale. Por megjithatë policia po heton për identifikimin e tij dhe zbardhjen e ngjarjes./abcnews.al