Finalizohet në Fier operacioni policor i koduar ‘Game Over’, ku në pranga ranë dy shtetas.
Sipas burimeve policore, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të jashtëligjshme në fushën e lojrave të fatit u arrestuan një 27 vjeçar dhe një 30 vjeçar, të dy banues në Cakran. Këta shtetas u kapën në flagrancë, në fshatin Cakran, në ambientet e lokalit “Bar-bilardo” të marrë me qira nga 27 vjecari duke vënë baste sportive, me celularët e tyre, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, 27 vjeçari e ushtronte aktivitetin e lokalit “Bar Bilardo”, pa u pajisur me liçensë dhe pa u regjistruar në organet tatimore. / abcnews.al