Fier/ Baste sportive në lokale, arrestohet një person, shpallet në kërkim një tjetër

schedule14:16 - 12 Mars, 2024

schedule 14:16 - 12 Mars, 2024

Policia e Fierit ka goditur dy raste të tjera të organizimit të lojërave të fatit në lokale. Në pranga ka rënë një 38 vjeçar, pronar i lokalit në fshatin Shën Pjetër, ku ushtronte këtë veprimtari të paligjshme.

Në kërkim është shpallur pronari i lokalit tjetër në lagjen “Kastriot”, i cili gjithashtu vinte baste sportive. Ndërkohë nën hetim janë vënë edhe dy persona të cilët u kapën duke vendosur baste sportive.

U sekuestruan gjithashtu 5 televizorë, 2 celularë, 2 laptopë, 1 tablet, 1 monitor, 1 skaner dhe 1 printer për bileta, 19 bileta bastesh, si dhe rreth 30 000 lekë që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!