Fier/ Arrestohet 50 vjeçari për kultivim droge, procedohet dhe nipi i tij

schedule10:21 - 27 Shtator, 2023

schedule 10:21 - 27 Shtator, 2023

Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit për kultivim droge. Pas një kontrolli në banesën e tij në fshatin Kreshpan, policia gjeti dhe sekuestroi 3100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

U gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat 50 vjeçari i kishte kultivuar në mes të tokës së tij të mbjellë me pemë frutorë, me qëllim fshehjen e tyre.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për nipin e tij 24 vjeçari pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, teksa kryenin veprimet procedurale për arrestimin e 50-vjeçarit./abcnews.al