Fier, arrestohen 4 persona që vidhnin banesat

schedule10:42 - 24 Tetor, 2018

schedule 10:42 - 24 Tetor, 2018

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi dyshiohen se kanë kryer vjedhje të banesave në këtë qytet. Policia arrestoi në flagrancë Emanuel Dodën, 23 vjeç, Lediona Preçin, 21 vjeçe, Bledar Skënderaj, 24 vjeç dhe Klaustin Zenelin, 22 vjeç, të gjithë banues në Vlorë. Sipas Policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin. Ata u kapën gjatë orëve të natës me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier . Gjithashtu dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës.

Njoftimi i Policisë Fier

Policia godet një grup prej 4 personash të cilët kryenin vjedhje banesash në Fier.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brava”.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë nga policia 4 autorët e dyshuar të cilët kryen vjedhje të banesave me mekanizmin e thyerjes së bravave.

Sekuestrohen në cilësinë e provës matariale disa prej sendeve të vjedhura dhe sendet me të cilat kryenin vjedhjet.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Emanuel Doda, 23 vjeç, banues në Vlorë.

2.Lediona Preçi, 21 vjeçe, banuese në Vlorë.

3.Bledar Skënderaj, 24 vjeç, banues në Vlorë.

4.Klaustin Zeneli, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Keta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin vjedhje banesash me thyerje në qytetin e Fierit, duke thyer bravat e dyerve të banesave që vidhnin.

Konkretisht, gjatë orëve të natës së datës 23.10.2018 këta shtetas janë kapur me sende të vjedhura në banesat e shtetasve P.Th dhe O.T në lagjen “15 Tetori” Fier .

Po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera të mëparshme në qytetin e Fierit ku dyshohen se autorë janë këta shtetas.

Gjithashtu, këta shtetas dyshohet se kanë kryer vjedhje banesash edhe ne qytetin e Vlorës për dokumentimin e të cilave po punohet me Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!