Fier, 20 vjeçari qëllon veten me pistoletë në kokë, vdes ne spital

schedule20:38 - 7 Janar, 2018

schedule 20:38 - 7 Janar, 2018

Një i ri nga Feri i dha fund jetës duke u vetëgoditur më pistoletë në kokë. Policia e Ferit bëri të ditur se 20 vjeçari Roel Yzeiri u dërgua në spital nga familjarët dhe iu nënshtrua kudjesit mjekësor. Por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve 20 vjeçari humbi jetën si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë. Dyshimet e para janë për vetëvrasje bazuar edhe në dëshmitë e familjarëve të të riut. Ky i fundit sipas rrëfimeve paraprake të familjarëve ka tentuar edhe më parë të vrasë veten. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al