Fidel Ylli është i ftuar në emisionin “Pressing” në “ABC News” dhe pranon gjatë diskutimit se sporti ka shumë nevojë për ndihmë. “Mendoj se sporti nuk ka nevojë vetëm për katër pikë, por për 334 pika. Meqë na ra për barrë, ka disa kolona. Paketën financiare e premtoi kryeministri, pa detaje”.
“Premtimi për tatimin mbi pagën? Duhet të bëjmë një marrëveshje dhe të flasim në parim. Le të flasim a janë të drejta. Tre apo pesë nuk e vendos kryeministri, se nuk është Zoti. Ka një buxhet me shumë probleme. Ne njerëzit e sportit kërkojmë që situata të normalizohet. Nuk duhet të kënaqemi me 30 milion euro investime, pasi janë bërë disa stadiume.
Këto nuk janë bërë për 100 vite. Kur foli Rama atëherë, u ngritën grupe pune. Nuk bëhen grupe pune me zëvendësministra që nuk kanë lidhje me sportin. U kam dërguar ligjin e Hungarisë dhe u kam thënë që nëse doni ta ndihmoni sportin, bëni këtë. Dëshira ishte e kryeministrit.
Hungaria ua ka dhënë mundësinë korporatave të investojnë në sport, duke i kontrolluar Ministria e Financave. Borxhet janë të negociueshme. Mua më vjen keq pse nuk ulen, jo për kërkesat. Zgjidhja vjen nga tavolina”. /abcnews.al