Fidel Ylli çmim nga komiteti Olimpik Europian, vlerësohet për punën në zhvillimin e sportit shqiptar

schedule20:11 - 1 Tetor, 2022

schedule 20:11 - 1 Tetor, 2022

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, z. Fidel Ylli u nderua me çmimin më të rëndësishëm për figurat ndërkombëtare në sport nga Komiteti Olimpik Europian.

Në Olimpian e lashtë në Greqi, çmimi “Lorels” iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik Europian, Spiros Kapralos, me motivim për punën që ka bërë për sportin shqiptar dhe atë europian.

Kjo, në seminarin e 42-të të Komitetit, në prani të 50 vendeve anëtare.

Ylli bëri një prezantim të vetvetes dhe të asaj që thotë se ka bërë për sportin në Shqipëri.

“Emri im është Fidel Ylli, dhe unë jam presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Unë vij nga sporti, kam qenë mundës, Mjeshtër Sporti, trajner me Dinamon dhe kombëtaren. Kam qenë anëtar i bordit drejtues të Komitetit Olimpik. Gjithashtu kam qenë i angazhuar për 12 vjet për sportin në politikë, në parlament, për të bërë ligjet dhe investime. Ne kemi vizionin se mund të promovojmë sportin në media. Ne kemi projektin e Ekipeve Sportive, inovaçionin me Kanalin “SportALB” dhe aplikaçionin në smartfon. Ne kemi dhënë 5 milionë dollarë për sportin në shkolla. Kjo sepse sporti ndihmon zhvillimin e shoqërisë. Tirana është kryeqyteti i rinisë për këtë vit dhe ne kemi organizuar shumë aktivitete ndërkombëtare, sepse sporti është ekonomi dhe edukim. Ju falenderoj zoti president, e vlerësoj shumë këtë”, tha ai.

Presidenti i KOKSH-it ftoi Komitetin Olimpik Europian që të vizitojë vendin tonë dhe të organizojë një seminar në Tiranë. /abcnews.al