Kjo është Vallja e “ngjalës”, e zbuluar në fshatrat e Myzeqesë nga koreografët e qendrës artistike në Bashkinë e Fierit.
“Myzeqeja ka larmishmëri vallesh pa dyshim, por ne gjatë gjithë kohës jemi në kërkim të valleve që kanë humbur. Kur shkojmë tek të vjetërit nëpër zona thella dhe i pyesim.”
“Kam 40 vjet që kam pjesë e Ansamblit Myzeqeja dhe tani jam shumë i kënaqur, sepse po punoj duke pasur hapësira të mëdha dhe kjo më shton pasionin për të mos humbur vallen myzeqare.”
Grupi i djemve të vegjël u krijua si nevojë e Ansamblit Myzeqeja për valltarë meshkuj, të cilët ishin më pak në numër në raport me vajzat.
“Në vitin 2022 kur unë kam ardhur në këtë detyrë, problemi më i madh i Ansamblit Myzeqeja kanë qenë djemtë. Nuk kishte dhe ishte e vështirë për të marrë djem nga shkollat e mesme dhe për t’i bërë pjesë e Ansamblit Myzeqeja, ndoshta ka qenë ai kompleksi i të qenit në art. Kurse tani është vallja popullore me djemtë e vegjël nga 5-6 vjeç.”
Ansambli Myzeqeja si kurorëzim i viteve punë, është triumfi i valltarëve të rinj dhe krenaria e Fierit. Një mundësi që prindërit të mbajnë të angazhuar fëmijët dhe këta të fundit të zbulojnë ëndrrat e tyre.
“Ansambli Myzeqeja shkon në shumë vende të ndryshme dhe përfaqëson Shqipërinë. Bëjmë valle nga më të ndryshmet, kryesisht vallet myzeqare, por edhe të zonave të ndryshme.”
Të rinj që ndihen të dobishëm, por mbi të gjitha shijojnë skenën dhe emocionet si artistë të vërtetë.
Rrethet artistike duke përfshirë edhe grupin e shahut, frekuentohen nga 200 fëmijë dhe të rinj. Yje në skena dhe rekordmenë në kampionate si ato të shahut. Instruktori Myzaljen Hoxha thotë se duke u mësuar shah fëmijëve u mësojmë edhe rregullat e jetës.
Rrethet artistike dhe sportive ose kurset jashtëshkollore, janë një praktikë e nisur përpara viteve 90’ ku fëmijët zhvillonin talentin në muzikë, vizatim, dhe kërcim./abcnews.al

