Shefi i diplomacisë turke foli me telefon me liderin e Hamasit, Ismail Haniya, për “mundësinë” e lirimit të pengjeve, të cilët po mbahen pasi Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, njoftoi sot Ministria e Jashtme turke.
“Ministri i Jashtëm Hakan Fidan bisedoi me kreun e zyrës politike të Hamasit Ismail Haniya për zhvillimet e fundit në Palestinë dhe mundësinë e lirimit të civilëve”, theksoi ministria.