Mijëra protestues dolën në rrugët kryesore të Sllovakisë për të kundërshtuar qeverisjen e kryeministrit populist Robert Fico. Protestat u zhvilluan në kryeqytetin sllovak Bratislavë dhe në 30 qytete dhe qyteza të tjera në të gjithë vendin.
Demonstruesit u mblodhën pas thirrjes së tre partive opozitare, teksa organizatat jo qeveritare raportuan se vetëm në kryeqytet u mblodhën 30 mijë njerëz.
Massive demonstrations in Slovakia's capital and other cities against Putin's puppet who is trying to turn Slovakia into a dictatorship.pic.twitter.com/xCjcIBJP8V
— Foreign policy (@ForeignpolicyWB) February 1, 2024
Protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Fico, shko në Rusi!” dhe “Turp për qeverinë mafioze Fico!”. Tubime solidariteti u zhvilluan edhe në Bruksel, Paris, Pragë dhe qytete të tjera evropiane.
Protestuesit kundërshtojnë një plan të Ficos, i cili përfshin shfuqizimin e zyrës së prokurorisë speciale, që trajton korrupsionin, krimin e organizuar dhe ekstremizmin.
7th mass protests all around Slovakia against extremely corrupt proruSSian government. Hope that EU and Ukraine people see this. #WeWillSeeThemOff pic.twitter.com/DeHyTjljbW
— Miroslav Vajs (@exebege) February 1, 2024
Këto çështje do të merren nga prokurorët e zyrave rajonale, të cilat nuk i trajtojnë raste të tilla prej 20 vitesh. Ndryshimet e planifikuara përfshijnë gjithashtu një ulje të dënimeve për korrupsion dhe disa krime të tjera.
Parlamenti po debaton aktualisht draftin, por koalicioni qeverisës ka miratuar një procedurë të shpejtë parlamentare për miratimin e ndryshimeve dhe kufizimin e kohës për diskutim.
Presidentja Zuzana Caputova kritikoi ashpër ndryshimet e propozuara dhe tha se është e gatshme të kundërshtojë legjislacionin në Gjykatën Kushtetuese.
/abcnews.al