Fiat Uno i 96-ës me 900 kilometra, sa shitet kjo makinë “nostalgjike”

schedule15:29 - 12 Gusht, 2020

schedule 15:29 - 12 Gusht, 2020

Fiati Uno është një ndër makinat më me vlerë që nga hera e parë që  është regjistruar në shtator 1996.

Një fakt i jashtëzakonshëm është se në 24 vjet, ky Fiat Uno ka bërë vetëm 900 kilometra.

Makina është përdorur si model salloni, dhe kilometrazhi është mbledhur nga qarkullimi në distanca të shkurtëra.

Ka një motor 1.0 litërsh, me 5 marshe manuale. Pajisjet standarde janë spartane, nuk ka elemente të zakonshme të sigurisë dhe luksit, përveç ngjyrës metalike blu të marinës.

Gjithçka kompensohet nga origjinaliteti dhe gjendja fantastike e makinës, kështu që çmimi fillon nga 5.900 eurosh, që është një shumë më e lartë se sa kërkohet zakonisht për Fiat këtë vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!