Fevziu zbulon “pengun” e Maks Velos: Më vjen keq, që asnjë nga ne nuk ta hoqi atë bindje

schedule21:43 - 7 Maj, 2020

schedule 21:43 - 7 Maj, 2020

U shua sot në moshën 84-vjeçare, arkitekti, shkrimtari dhe piktori i mirënjohur, Maks Velo.

Ndërkohë, gazetari Blendi Fevziu ka ndarë me anë të një mesazhi pengun e fundit të Velos. Në një postim në rrjetet sociale, Fevziu thotë se ai iku nga kjo botë me mendimin se: “Ne jemi njerëz të papërgatitur për epokën moderne”.

Postimi i gazetarit:

LAMTUMIRE!

Udhë të mbarë Maks! Ti nuk jetove asnjë sekondë si njeri i zakonshëm dhe nuk kishe si të vdisje i tillë. Këtij qyteti do t’i mungojë një artist me pak, një anti-konformist më pak, një dashnor i vërtete më pak, një arkitekt më pak, por mbi të gjitha, një QYTETAR me pak!

Në këtë foto në Sheshin Skënderbej, ne intervisten tënde të fundit në këte botë, në Shkurt, më erdhi keq kur ndërsa flisje për masakrën urbane dhe trashëgimine e rrënuar kulturore, të degjova që the: “Ne jemi njerëz të papërgatitur për epokën moderne”. Më vjen akoma më keq, që asnjë nga në nuk mundi të ta hiqte këte bindjen, me të cilen u nise për atë botë. Do na mungosh shume Maks Velo!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!