Fevziu: Jemi të vonuar në rrugën e integrimit, Evropa e ka parë veten si një klub i krishterë

schedule22:33 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 22:33 - 11 Dhjetor, 2020

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Prishtinë-Tiranë” të drejtuar nga gazetari Baton Haxhiu në “ABC”, gazetari Blendi Fevziu foli për periudhën komuniste në Shqipëri, për të cilën deklaroi se komunizmin “eliminoi” një pjesë e njerëzve të asaj periudhe kanë besuar dhe janë menduar të sjellin një lloj emancipimi, me njerëz të shkolluar në vende të ndryshme të botës.

Po ashtu ai theksoi se Shqipëria është vendi më i vonuar në rrugën e integrimit evropian edhe pse u shpreh se kjo tashmë duhet të ishte realizuar kohë më parë, ndërsa shtoi se sipas tij, Evropa e ka parë vetën gjithmonë si një klub i krishterë, mbështetur mbi parime kristiane.

Lexo edhe: Fevziu: Kasta komuniste dështoi në ndërtimin e shtetit, nuk pranuam t’i shohim gabimet

“Banorët e trojeve tona kanë jetuar në perandorinë serbe të Stefan Doshanit, pesë shekuj në perandorinë osmane, pra kanë jetuar në perandori të ndryshme. Ne nuk kemi pasur histori qëndresë pesë shekullore siç mendojmë. Por a kanë hasur kontribut shqiptarët në perandorinë osmane, padyshim që po.

Sot në Turqi mendohet se mund të jetë një popullate mbi 5 milion banorë. Perandoria osmane kryesit bënte dallime fetare, por pa një problem të madh. Osmanet nuk kanë bërë shumë diferenca.

Përse Shqipëria e shpalli e fundit pavarësinë në Ballkan?

-Shqipëria ishte e fundit që doli nga kampi komunist edhe pse ishte e para që duhet të dilte. Sot jemi më të vonuarit në rrugën e integrimit edhe pse e dimë mirë që duhet të ishim shumë më para.

-Në njëfarë mënyre lidhet me një lloj fataliteti historik, arsyen nuk di ta them.

-Po ashtu problemi lidhet me ndikimin e fuqive të mëdha, për shkakun se disa vende për arsye të një besimi. Evropa e ka parë vetën gjithmonë si një klub i krishterë i mbështetur mbi parime kristiane.

-Evropa donte të ringrinte vlerat e Greqisë Antike. Rusia u mundua të ringjallte atë që quhej fryma sllave në Ballkan.

Pompimi që perandoria e carit i bëri Malit të Zi me ishte për ta testuar . Po ashtu nxiti frymën sllave tek Serbia deri diku tek Sllovenia. Ne nuk kemi pasur asnjë shtysë nga jashtë”, tha më tej ai.

Gjatë bisedës në studio gazetari u ndal edhe tek lufta e zhvilluar në Kosovë, teksa shtoi se edhe pse e sunduar nga serbët  rezistenca e Kosovës, sipas tij ishte unikale.

“Ne kemi një sundim gati 100 vjeçar serb në Kosovë.  Bëhet fjalë për 87 vite, rezistenca e Kosovë është impresionuese dhe unikale. Kosova e ruajti unitetin nacional, gjuhësor dhe identitetin e patjetërsueshëm. Pjesë të caktuara të Kosovës jetuan si popullsi lokale pa benefite, duke mbetur popullatë rulare, sikurse pati edhe një pjesë që u integrua dhe u bë pjesë e elitës në Jugosllavi”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio, Fevziu foli edhe për figurën e Skënderbeut, për të cilin theksoi se ishte një lider i linduar.

“Skënderbeu ka qenë luftëtar, politika dhe një lider i lindur. Pjesa diplomatike e Skënderbeut është brilant, si edhe mënyra se si manovroi brenda problemeve që kishte perëndimi. Ne jemi mësuar ta shohim gjigand, vigan.  Mitin e Skënderbeut e u ngrit nga perëndimi.

Duhet të ndajmë historinë dhe mitin e një heroi kombëtar. Të gjithë kombet pothuajse kanë ndërtuar mitet e tyre. Por të kontestosh mitin në publik…miti në publik jeton… Miti i Skënderbeut në gjykimin tim është një mit popullor dhe urban, besimi tek një figurë kombëtare është një lloj krenarie”, tha Fevziu.

/abcnews.al/