Qeveria e futbollit spanjoll, La Liga ka nisur një hetim në lidhje me një darkë të organizuar nga lojtarët e Barcelonës në shtëpinë e kapitenit Lionel Messi.
Dyshimet janë se në këtë darkë është shkelur protokolli i vendosur nga autoritetet shëndetësore për mospërhapjen e Covid-19, që nuk na shqitet prej më shumë se një viti.
Pjesa më e madhe e lojtarëve të Barcelonës u mblodhën dje në shtëpinë e Leo Messit, në një kohë kur takimet me më shumë se 6 persona të huaj në shtëpi private janë të ndaluara.
Sipas medieve katalanase, qëllimi i kësaj mbledhje ishte forcimi i lidhjes mes lojtarëve përpara sprintit final të La Liga dhe festimi i Kupës së Mbretit, e fituar në mes të prillit.
“Agjensia e shëndetit publik (rajonal katalanas) do të studiojë këtë rast dhe do të vendosë nëse procedurat do të shkojnë më tej”, tha sot nënkryetari i qeverisë rajonale katalanase, Pere Aragone. /abcnews.al