LEZHE- Pas videos se publikuar në rrjetet sociale një ditë më parë janë pezulluar nga detyra 4 punonjësit e Policisë të forcës së posaçme “Shqiponja”
Sipas burimeve të pezulluar nga detyra janë inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.
Po sipas burimeve bëhet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedimi penal për këta punonjës.
Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskredituese”. Mësohet se 4 policët ishin duke festuar për ditëlindjen e shefes së tyre duke zbrazur armët në ajër në një rrugë të Lezhës. E.L/abcnews.a/