Camilla, Dukesha e Cornwall-it, feston sot ditëlindjen e saj dhe ka mbushur 75 vjeçe. Ajo është shfaqur shumë e gëzuar në portretin e publikuar, të fotografuar nga Chris Jackson.
Dushesha është e veshur me një fustan blu me lule dhe duke shijuar vitet e punës së saj në kopshtin e shtëpisë në Wiltshire, Ray Mill House.
Sakaq, Camilla ka përgatitur një darkë të vogël, ku do të festojë me familjen e saj.
Ndërsa Princi i Uellsit është më i njohur për aftësitë e tij në kopshtari, pjeshkët e dukeshës në tryezë dhe lulet shumëngjyrëshe pas saj dëshmojnë se ajo është po aq e talentuar sa burri i saj.
Në një intervistë të fundit me djalin e saj, autorin Tom Parker Bowles, ajo zbuloi: “Unë e dua kopshtin e perimeve. Jam shumë krenare për pjeshkët e mia. Burri im është një kopshtar i shkëlqyer dhe ne jemi mjaft konkurrues kur bëhet fjalë për fruta dhe perime”.
Këtë javë, Camilla do t’i bashkohet Princit Charles në vizitën vjetore në Devon dhe Cornwall ndërsa përgatiten për pushimin e tyre veror pas gjashtë muajsh turne dhe angazhime./abcnews.al