Në Spanjë u raportua disa ditë më parë se Barcelona është gati të rinovojë sërish me Leo Messin. Ylli i skuadrës katalanase ka një kontratë deri në verën e vitit 2021 me klubin spanjoll, ndërsa kontrata e re do të zgjasë deri në vitin 2023.
Mundo Deportivo raporton se tratativat kanë nisur dhe së shpejti do të vijë firma në kontratën e re. Rroga e argjentinasit nuk do të ndryshojë dhe lojtari do të vijojë të jetë pjesë e Barcelonës me të njëjtat kushte.
Messi feston 33-vjetorin e lindjes pas pesë ditësh dhe kampionët e Spanjës po përgatisin rinovimin si dhuratë për ditëlindje. “Pleshti” ka luajtur gjatë gjithë jetës me skuadrën spanjolle dhe pritet ta mbyllë karrierën si katalanas. /abcnews.al